Trejnimi/ informimi mbi Ligjin e Artizanatit të Shqipërisë dhe bashkëpunimin midis Dhomës Kombëtare të Artizanatit, Shqipëri dhe Dhomës së Artizanatit Koblenz, Gjermani.
Ky aktivitet u ofroi grave dhe vajzave të reja artizane edukim ligjor, konkretisht mbi ligjin nr. 70/2016, “Për artizanatin në Republikën e Shqipërisë”. Refleksione e konsideron edukimin ligjor të grave artizane shumë të rëndësishëm: marrja e njohurive mbi kuadrin ligjor të artizanatit mbron pronën e tyre intelektuale dhe parandalon përdorimin e paautorizuar të veprave të tyre krijuese. Ky ligj rregullon aktivitetet artizanale, promovon kualifikimin profesional dhe përfshin dispozita për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të produkteve tradicionale artizanale, duke siguruar që vetëm modelet e regjistruara të riprodhohen dhe shiten. Ai është hartuar në bashkëpunim midis Dhomës Kombëtare të Artizanatit, Shqipëri dhe Dhomës së Artizanatit Koblenz, Gjermani.
Foto nga Aktiviteti