Me mbështetjen e Ambasadës Gjermane, Tiranë, Shoqata e grave “Refleksione” po zbaton në Bashkinë e Lushnjës, projektin “Fuqizim i artizaneve-nxitje ekonomisë së komuniteteve lokale”që synon rritjen e kapaciteteve të artizaneve në këtë bashki, ruajtjen e traditës dhe vazhdimësinë e saj tek brezi i ri, ofrimin e njohurive digjitale, akses në tregje, përmirësim të jetesës në familjet e tyre dhe nxitje të ekonomisë së komunitetit lokal nga shitja e produkteve artizanale… per me teper kliko

Fuqia krijuese e artizaneve gra është e pakufizuar!
Për të zhvilluar më tej potencialet e tyre krijuese dhe për të rritur aksesin e tyre në tregje dhe stimuluar ekonominë lokale, “Refleksione” po vazhdon zbatimin e projektit “Fuqizimi i artizaneve gra – Nxitja e ekonomisë së komuniteteve lokale” të mbështetur nga Ambasada Gjermane në Tiranë
Eriselda Sefa, Kryetarja e Bashkise se Lushnjes dhe Ani Ruci, drejtore Ekzekutive e “Refleksione” ne prezantimin projektit ” Fuqizim i artizaneve te Lushnjes – Nxitje e ekonomise se komuniteteve lokale”
Workshop: Marketimi digjital për punimet artizanale
Ky workshop synoi t’i përgjigjet në mënyrë konkrete situatës aktuale ku garatë dhe vajzat artizane në Bashkinë e Lushnjës nuk kanë njohuri për marketimin digjital të punimeve artizanale të artizaneve të Lushnjës, me fokus të veҫantë brezin e tyre të ri.
per me teper kliko
Rritje e kapaciteteve të artizaneve
Trejnimi/ informimi mbi Ligjin e Artizanatit të Shqipërisë dhe bashkëpunimin midis Dhomës Kombëtare të Artizanatit, Shqipëri dhe Dhomës së Artizanatit Koblenz, Gjermani.

Shoqata e Grave “Refleksione”, në bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjës, inauguroi “Qendrën e Grave Artizane”, të vendosur në Qendrën e Ristrukturuar të Artit, “Vaҫe Zela”. Ngritja e kësaj qendre është rezultati më i qëndrueshëm nga zbatimim i projektit, “Fuqizim i Grave Artizane – Promovim i Ekonomisë së Komuniteteve Lokale”, të mbështetur financiarisht nga Ambasada Gjermane, Tiranë, të zbatuar nga “Refleksione” në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Lushnjës. Në përurim morën pjesë Z. Sven Kempinski, specialist i sektorit të Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane në Tiranë, Znj. Eriselda Sefa, Kryetare e Bashkisë së Lushnjës, Znj. Maldrita Bardho, Nënkryetare e Bashkisë, gra dhe vajza artizane, anëtare të këshillit bashkiak, aktiviste të shoqërisë civile, nxënëse të shkollës “Liri Kazazi”, pjesëmarrëse në Programin Kombëtar “Art & Zanate” nga Ministria e Arsimit. Gjatë ceremonisë së përurimit, pjesëmarrësit në aktivitetet e projektit u nderuan me certifikata. (për më shumë klikoni këtu)






