Workshop: Marketimi digjital për punimet artizanale

Ky workshop synoi t’i përgjigjet në mënyrë konkrete situatës aktuale ku garatë dhe vajzat artizane në Bashkinë e Lushnjës nuk kanë njohuri për marketimin digjital të punimeve artizanale të artizaneve të Lushnjës, me fokus të veҫantë brezin e tyre të ri.

Vajzat dhe djemtë e rinj, me prirje për t’u marrë me punime artizanale janë nxënës të shkollës 9 vjeҫare “Liri Kazazi” në qytetin e Lushnjës, e cila është përfshirë në Programin Kombëtar të Ministrisë sëArsimit, #Art dhe Zeje. Nga bisedat paraprake me këto vajza të reja dhe djem të rinj ekspertja e projektit pwr ofrimin e njohurive digjitale ka konstatuar që këta nxënës kanë një interes të veçantë për përdorimin e teknologjive digjitale si mjet kyç për zhvillimin e aktivitetit të tyre artizanal. Ëorkshopi ofroi udhëzime dhe mjete praktike për të patur aftësi digjitale, ndërtuar identitete profesionale të fuqishme, zgjeruar rrjetin e klientëve dhe përmirësuar pozicionimin e tyre në tregun lokal dhe më gjerë