Projekti “Fuqizimi i grave artizane – Nxitja e ekonomisë së komuniteteve lokale” në Bashkinë e Lushnjës synon të përmirësojë situatën për gratë artizane, të cilat preken në mënyrë disproporcionale nga faktorët që kufizojnë fuqizimin e tyre ekonomik, pavarësisht nga aftësia e tyre për të rritur bizneset e tyre artizanale dhe për të përmirësuar jetesën e familjeve dhe komuniteteve të tyre.
Zanat njihen si pjesë e ekonomisë krijuese të Shqipërisë dhe një sektor i vlefshëm dhe potenciali i tij i plotë është ende duke u zhvilluar. Sektori i artizanatit fuqizon gratë duke ofruar pavarësi financiare, duke rritur statusin e tyre shoqëror dhe duke u dhënë atyre një platformë për të zhvilluar aftësi. Ai ofron mundësi për të gjeneruar të ardhura, për të kontribuar në vendimet familjare, për të sfiduar rolet gjinore dhe për të nxitur barazi më të madhe dhe zhvillim të qëndrueshëm brenda komuniteteve lokale.
“Refleksione” synon të forcojë aftësitë e grave artizane dhe të rrisë aksesin e tyre në tregje duke
ofruar ndërtim kapacitetesh dhe trajnim sipërmarrës bazuar në katër shtylla kryesore aktivitetesh:
(a)Ofrimi i edukimit ligjor/ndërtimi i kapaciteteve;
(b) Organizimi i Punëtorive dhe Praktikave, procesi i Mentorimit, për të siguruar vazhdimësinë e zanateve tradicionale dhe fuqizimin e grave më të reja për të marrë pjesë në sektorin lokal të zanateve dhe një markë të unifikuar për produktin artizanal;
(c) Trajnimi: Ofrimi i njohurive dixhitale, përdorimi i mediave sociale, tregtisë elektronike, platformës online dhe si të zgjerohet aksesi në treg;
(d) Ngritja e “Qendrës së Grave Artizane”, Lushnje