Rreth Nesh

Artizanet e Lushnjës janë një grup grash që ruajnë dhe zhvillojnë më tej trashëgiminë kulturore të punimeve artistike në grep, shtiza dhe qëndisje. Shumica e tyre jetojnë në zona rurale, kryesisht në fshatin Hysgjokaj, të njohur për traditat e pasura të punimeve artistike me dorë. Gratë artizane merren kryesisht me bujqësi. Një pjesë e tyre kanë serra për rritjen e perimeve dhe prodhimit të vajit të ullirit nga ullishtet e tyre, të tjera kultivojnë agrumet. Prodhimet e tyre i shesin në tregjet lokale dhe shpesh për shkak të shirave dhe motit të keq nuk marrin prodhime nga serrat dhe të ardhurat e tyre janë të limituara.

Në kohën e tyre të lirë ato bëjnë punimet artistike me grep, shtiza dhe qëndisje. Aftësia për të bërë punime artstike vlerësohet si një nga krenaritë e trashëguara brez pas brezi të kësaj zone, që duhet ruajtur dhe përcjellë tek brezat e rinj të artizaneve. Grupit të zejtareve të Lushnjës i mungon organizimi në një qëndër dhe kjo ka sjellë si pasojë mungesën e pjesëmarrjes së tyre në panaire lokale apo kombëtare, mungesën e shitjes dhe të klientelës.

Për të plotësuar këto mangësi dhe zhvilluar më tej potencialet e tyre krijuese për të hyrë në tregjet lokale dhe kombëtare, realizuar shitje, rritur të ardhurat në familjet e tyre dhe forcuar ekonominë e komuniteteve ku jetojnë, shoqata “Refleksione” po zbaton projektin e ideuar prej saj “Fuqizim i grave artizane – Nxitje e ekonomisë së komuniteteve lokale” të mbështetur nga Ambasada Gjermane,Tiranë. Projekti synon të japë njohuri për legjislacionin kombëtar lidhur me artizanatin, të ruajë traditën e punimeve artistike në thurje me grep, me shtiza, qëndisje dhe t’ia kalojë ato brezave të rinj. Një synim tjetër është kontibuti i tyre në ruajtjen e traditës dhe kalimin e saj saj tek vajzat e reja që kanë dëshirë dhe prirje të merren me punimet artizanale. Projekti parashikon të ofrojë edhe njohuri dixhitale për të kryer marketingun dhe shitjen online të produkteve të tyre artizanale, gjë që pritettë bëhet ngabrezi i ri. Njëkohesisht projekti promovon barazinë gjinore pasi zëri i artizaneve gra dhe vajza do të dëgjohet më shumë në familjet dhe komunitetet e tyre lokale kur ato do të fitojnë të ardhura nga shitjet e punimeve artizanale.

Projekti do të plotësojë një kërkesë të tyre të kahershme: një qëndër të grave artizane. Kjo po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale dhe mbështetjen e palëkundur të kryetares së Bashkisë, Znj. Eriselda Sefa. „Qendra e artIzaneve „ Lushnjë do të jetë në mjediset e qëndrës Kulturore,”Vace Zela” si një hapësirë pune për gratë dhe vajzat artizane, pikë takimi dhe sinergjie mes grupit të artizaneve tashme të konsoliduara dhe prurjeve të reja nga vajzat që kanë dëshirë të cojnë traditën me tej me punime dhe modele bashkëkohore.